75 Mall Live Search
13:04 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Caktohet orari i ndeshjes së mbetur Prishtina – Trepça ‘89

Është caktuar data e zhvillimit të ndeshjes së mbetur mes Prishtinës dhe Trepçës ’89.

Ndeshja do të luhet ditën e mërkurë, më datë 2 nëntor, shkruan IndeksOnline.

Përballja Prishtina – Trepça ’89 është duel i mbetur e xhiros së nëntë dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti./IndeksOnline/