Zyrtare: Caktohet qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike për vitin 2032

Në ceremoninë e mbajtur sot në Tokio, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur që Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të mbahen në Brisbane të Australisë.
Brisbane, i cili humbi Lojërat e 1992 me Barcelonën, do të jetë qyteti i tretë nikoqir i Australisë, pas Melburnit në 1956 dhe Sidneit në 2000.

Lojërat Olimpike që do të nisin javën e ardhshme në Japoni, më pas do zhvillohen në Paris (2024), Los Angeles (2028) dhe Brisbane (2032).
Rekomandimi i Ekzekutivit Olimpik për të favorizuar Brisbane u prit me entuziazëm nga asambleja, ngase projekti australian ishte tejet i favorshëm dhe gjigant./Indeksonline/