Zyrtare: Caktohet vendi për zhvillimin e ndeshjes Angli – Kosovë

Muajin e ardhshëm, Kosova U21 do të zhvilloj ndeshjen kundër Anglinë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2023.
Federata e Futbollit të Anglisë, ka përzgjedhur qytetin Milton Keynes për tu zhvilluar ky takim më 7 shtator.
Stadiumi i MK Dons ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe tifozëve do t’i lejohet hyrja në ndeshje.
Milton Keynes është qytet rreth 80 kilometra larg Londrës.
Kosova U21 i filloi kualifikimet në qershor duke mposhtur Andorrën U21 me rezultat 2-0.
/Indeksonline/