Zyrtare: Carioca, futbollisti më i ri i Dukagjinit

Braziliani, Jean Carioca është bërë me skuadër të re.
Ai nga tash e tutje do të mbroj ngjyrat e klubit të Dukagjinit, transmeton Indeksonline.
Carioca në tre vitet e fundit ishte pjesë e Feronikelit dhe u largua në qershor pasi i skadoi kontrata.
Dukagjini në sezonin e ri do të jetë pjesë e Superligës./Indeksonline/