Zyrtare: Carles Alena huazohet te Real Betisi
Futbollisti i Barcelonës, Carles Alena është dërguar në formë huazimi te Real Betisi.
Këtë e ka konfirmuar Barcelona, përmes një postimi ku kanë bërë të ditur se futbollisti do të jetë në Real Betis deri në fund të sezonit.
21 vjeçari është ‘prodhim’ i akademisë së Barcelonës, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm në këtë klub, kurse vlera e tij aktuale sipas Transfermark besohet se është rreth 30 milionë euro./Indeksonline/.
