Zyrtare: Cech rikthehet në Chelsea
Petr Cech është rikthyer te Chelsea pas përfundimit të karrierës së portier te Arsenal.
Ish portieri i Kombëtares së Çekisë dhe i Arsenalit, është rikthyer te Chelsea, po tani në një funksion tjetër.
Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Cech do të fokusohet në këshillimin teknik dhe të performancës në klub.
.@PetrCech is our new Technical and Performance Advisor!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 21, 2019
Welcome back, Big Pete! ?
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Chelsea, nëpërmjet një komunikate për media.
“Unë ndihem shumë i privilegjuar që kam këtë mundësi për t’u bashkuar sërish me Chelsean”, ka deklaruar Cech.
Cech vitet më të mira të karrierës i ka pasur te Chelsea, nga ka veshur fanellën e kësaj skuadre nga viti 2004 deri në vitin 2015. /IndeksOnline/