75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 07 Qershor 2024 / G T

Zyrtare: Chelsea bën transferimin e parë në merkaton e verës

Skuadra e Chelseat ka zyrtarizuar mbrojtësin e Fulhamit, Tosin Adarabioyo.

Përmes rrjeteve sociale, blutë e Londrës kanë bërë të ditur tranferimin e mbrojtësit anglez, shkruan Indeksonline

26-vjeçari te Chelsea është transferuar me parametra zero pasi kontrata i skadoi në fund të këtij sezoni me ekipin tjetër nga Londra, Fulham.

“Kam lindur tre milje larg Stamford Bridge dhe kam bërë debutimin tim profesional atje”.

“Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të ndihmoj ta shtyjë klubin në drejtimin që duam të shkojmë”, u shpreh lojtari anglez

Me Fulhamin Tosin bëri 20 paraqitje në Premier League gjatë sezonit të kaluar dhe shënoi dy gola./Indeksonline/