75 Mall Live Search
21:29 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Chris Smalling transferohet te Roma

Mbrojtësi anglez, Chris Smalling në orët e fundit të merkatos ka kompletuar transferimin tek Roma.

Klubi i Manchester United është pajtuar ta shesë mbrojtësin anglez, transmeton Indeksonline.

Gjatë gjithë merkatos, dy palët nuk kishin arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të kompletuar transferimin e Smalling.

Anglezi në sezonin e fundit ishte pjesë e Romës por në formë huazimi./Indeksonline/