Zyrtare: Cole Palmer nuk luan kundër Shqipërisë

Futbollisti Cole Palmer nuk do të luaj me Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet e muajit mars, ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca, shkruan Indeksonline
Maresca nuk e ftoi futbollistin për ndeshjen ndaj Arsenalit, kurse pas humbjes në konferencë tregoi se Palmer është i lënduar dhe do t’i mungoj edhe “Tre Luanëve”.
“Cole Palmer nuk do të luaj me Anglinë. Ai është i lënduar dhe ka nevojë për një skanim. Shpresoj që do të rikthehet në fushë pas ndeshjeve ndërkombëtare”, u shpreh trajneri i Chelseat.
Trajneri Thomas Tuchel e kishte futur në listë për ndeshjet e këtij muaji, por tani duhet ta largoj lojtarin dhe ai s’do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kombëtares së Shqipërisë../Indeksonline/
🔵⚠️ Enzo Maresca: “Cole Palmer will not play for England, he’s injured. He needs a scan”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 16, 2025
“The scan is planned for Monday… we hope he will be back after international break but we will have to see. It's a muscle problem”. pic.twitter.com/jvX92xW7QZ