75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L A

Zyrtare: Corberan emërohet trajner i Valencias

Valencia ka gjetur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Ruben Barajas dy ditë më parë.

Pasardhësi i tij do të jetë Carlos Corberan, i cili erdhi nga West Bromwich Albion.

Këtë e bëri të ditur vetë Valencia, në një postim në platformën “X”.

Për Corberan, do të jetë një rikthim te ish-skuadra e tij pasi që kishte qenë edhe si lojtar në grupmoshat e kësaj skuadre.

Spanjolli, ka qenë trajner i skuadrave si Huddersfield, Olympiacos dhe së fundi në West BromWich Albion./IndeksOnline/