Zyrtare: Correa largohet nga Interi, transferohet te Marseille

Joaqin Correa edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Olympic Marseille.
Futbollisti argjentinas është huazuar nga skuadra e Interit, e cila do të përfitojë 2 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa Marseille do të detyrohet ta blejë Correan dhe të paguaj edhe 10 milionë euro nëse arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25./IndeksOnline/