75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Cuadrado futbollist i ri i Interit

Juan Cuadrado është futbollist i ri i Interit.

Futbollisti kolumbian u transferua si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin, klub me të cilin luajti për tetë vite, shkruan IndeksOnline.

35-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Interit, që zgjat deri më 30 qershor 2024.

“Jam shumë i lumtur. Falënderoj Zotin për këtë mundësi. Është nder për mua të jem këtu, në një nga ekipet më të mëdha në Europë. Jam i lumtur”, tha Cuadrado pas zyrtarizimit si futbollist i Interit./IndeksOnline/