Zyrtare: Cuadrado largohet nga Juventusi

Juan Cuadrado nuk do të jetë pjesë e Juventusit për sezonin e ardhshëm.
“Zonja e Vjetër” përmes një komunikatë për media ka njoftuar se futbollisti kolumbian nuk do të vazhdoj kontratën e cila përfundon sonte, shkruan IndeksOnline.
Cuadrado ishte pjesë e Juventusit për tetë sezone, duke luajtur 314 ndeshje ku ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 65 asistime.
“Sot, pas një udhëtimi tetë sezonesh, është koha për të thënë lamtumirë. Juan Cuadrado largohet nga Juve. Ishin tetë vite të pasura, të veçanta, të paharrueshme. Vit pas viti, Panita ka qenë një nga siguritë për të filluar sërish. Në çdo pozicion, me çfarëdo forme, me çfarëdo numri fanellash në shpinë.”, thuhet në njoftimin e Juventusit./IndeksOnline/