ZYRTARE: Dacia Sandero vetura më e shitur në 2025! Kush e përbën top 4 në Kosovë

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë shitur rreth 2,500 vetura të reja.
Në krye të top 4-shes qëndron Dacia Sandero me 286 njësi të shitura, duke lënë pas Renault Captur (167), Peugeot 308 (155) dhe VW Golf (154).

Falë çmimit konkurrues, efikasitetit në konsum dhe dizajnit praktik, Dacia Sandero po konfirmohet si zgjedhja më e preferuar për blerësit në mbarë vendin.

Këtë e konfirmon përfaqësuesi zyrtar në vendin tonë, Auto Mita, i cili ka luajtur një rol thelbësor në arritjen e këtij suksesi.

Shitjet arritën pikun gjatë prillit dhe qershorit, me 106 njësi të shitura në prill dhe 102 në qershor, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme të kërkesës për këtë model në tregun e Kosovës.
Blerësit në Kosovë e kanë pranuar me entuziazëm këtë model, falë dizajnit të tij bashkëkohor dhe pamjes jashtëzakonisht tërheqëse.
Përveç dizajnit modern, Dacia Sandero shkëlqen edhe me cilësi të lartë dhe teknologji bashkëkohore, që e bëjnë zgjedhjen ideale për çdo drejtues.
Nëse dëshironi një makinë praktike, me çmim të arsyeshëm dhe që sjell një ndjesi aventureske në çdo rrugë, nuk ka nevojë të kërkoni më larg se Dacia Sandero.
Dhe kur të jeni gati të ngisni, kaloni nga Auto Mita – shitësi juaj më i afërt – dhe përjetoni vetë fuqinë dhe stilin e kampionit të rrugëve të Kosovës.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Nr. i telefonit: 045-500-588
Email: info@automita.com
Facebook: Auto Mita