75 Mall Live Search
14:23 / E Shtunë, 15 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Daclan Rice lojtar i ri i Arsenalit

Daclan Rice edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Arsenalit.

“Topçinjët” kanë njoftuar se kanë transferuar mesfushorin anglez nga skuadra e West Hamit, shkruan IndeksOnline.

Rice ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Arsenali ka paguar 105 milionë funte plus 5 milionë të tjerë bomuse.

Rice është bërë futbollisti më i shtrejtë anglez, dhe te Arsenali do ta vesh fanellën me numrin 41./IndeksOnline/