75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 16 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Dahoud transferohet në Premier Ligën angleze

Mahmoud Dahoud është zyrtarizuar te skuadra angleze, Brighton.

Mesfushori gjerman do të transferohet si futbollistë i lirë, pasi i skadon kontrata me Borusia Dortmundin, shkruan IndeksOnline.

27-vjeçari me origjinë siriane ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me skuadrën e Brightonit.

Dahoud ka luajtur 141 ndeshje me skuadrën e Borusia Dortmundit dhe gjithashtu është paraqitur në dy ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë./IndeksOnline/