75 Mall Live Search
22:13 / E Diele, 30 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Dalja në votime ishte 21.6%

21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Shifra është konfirmuar pak minuta më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.

Tashmë që kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit.