75 Mall Live Search
20:13 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Gj Sh

Zyrtare: Dani Ceballos largohet nga Real Madrid

Dani Ceballos ka përfunduar aventurën si lojtar i Real Madridit.

Klubi mbretëtror ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje dzpalëshe për të përfunduar bashkëpunimin, shkruan IndeksOnline.

Ceballos u bashkua me ”Los Blancos” gjatë vitit 2017, dhe përgjatë nëntë viteve ka luajtur 215 ndeshje dhe ka fituar 16 tituj: 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 Liga Spanjolle, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa Spanjolle./IndeksOnline/