Zyrtare: Dardana firmos me Salih Kosumin

Ish-mesfushori i Gjilanit tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Daranës.
Kështu, Kosumi pas 7 vitesh rikthehet në klubin e tij të parë, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Dardanës përmes një postimi zyrtar në profilin e tyre në “Facebook”.
Më poshtë postimi i plotë nga KF Dardana:
Zyrtare:
“KF DARDANA siguron shërbimet e Salih Kosumit! Kamenicë 16.08.2020- Kemi knaqësinë ta prezantojmë para jush, super mesfushorin Salih Kosumi, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit të KF GJILANI, ku ka bërë karrieren më të gjatë si lojtar! Kosumi me përvojen e tij disa vjeqare, do ta ndihmoj klubin e qytetit drejt super ligës, aty ku janë edhe objektivat e klubit!Kosumi në shumë loja ishte edhe kapiten i KF GJILANIT si dhe lojtarë shumë i rëndësishem!Kosumi pas 7 viteve rikthehet në klubin e tij të parë, KF DARDANA!Kryesia e klubit, tifozët ULTRASDARDANËT si dhe qytetarët e Kamenicës e mirëpresin Salihun, pasi Salihu ishte edhe ëndrra e të gjithëve”.
