75 Mall Live Search
16:30 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: David Domgjoni transferohet në kampionatin e Turqisë

Futbollisti Kosovar David Domgjoni, është transferuar në kampionatin turk, te skuadra e Manisas.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit turk, transmeton Indeksonline.

Manisa garon në kategorinë e dytë të futbollit turk.


“Jam i lumtur që vij në një klub që synon Superligën”, ishin fjalët e Domgjonit gjatë prezantimit.

Domgjoni i lindur në Prizren, ka qenë pjesë e Shqipërisë në grupmoshat U17, U19 dhe U21, ndërsa tash te seniorët ka dy paraqitje me Kosovën./Indeksonline/