75 Mall Live Search
21:53 / E Premte, 09 Gusht 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: De Gea i bashkohet skuadrës italiane

Pas një viti pushim, David De Gea është bërë me skuadër të re.

Portieri spanjoll është zyrtarizuar te skuadra italiane, Fiorentina, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Në të kaluarën De Gea ka luajtur për Atletiko Madridin dhe Manchester Unitedin, ku u largua në vitin 2023./IndeksOnline/