Zyrtare: De Jong përfshihet në skuadrën e Barcelonës për turneun para-sezonal në SHBA

Holandezi Frenkie de Jong është përfshirë në skuadrën Barcelonës për turneun para-sezonal të në SHBA, transmeton Indeksonline.
Manchester United dhe Barcelona raportohet se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e holandezit te Djajtë e Kuq, për 75 milionë euro dhe 10 milionë euro shtesa.
Por si duket De Jong ende nuk ka arritur marrëveshje personale me Man Utd dhe nuk ka qëllim për t’u larguar nga Camp Nou./Indeksonline/