75 Mall Live Search
16:37 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Debatik Curri te Suhareka si ndihmës i Shpëtim Duros

Debatik Curri është prezantuar së fundmi si zëvendëstrajner i Suharekës. Kështu ish-mbrojtësi i Kombëtares do të jetë krahu i djathtë i  Shpëtim Duros.

Curri pas karrierës së futbollist ka qenë dhe zëvendëstrajner apo trajner te Prishtina. Kjo do të jetë eksperiencë e tij e dytë në këtë fushë.

Njoftimi i plotë i Suharekës:

“Ju informojmë që DEBATIK CURRI i bashkohet staffit të klubit tonë si ndihmëstrajner i Shpëtim Duros për edicionin e ardhshëm. Curri si ish futbollist shumë i shquar me karrierë të madhe e shumë të mbushur ku ka luajtur në nivele të mëdha të futbollit si vendor e ndërkombëtar gjithashtu edhe si trajner me eksperiencën e tijë te klubi i FC Prishtina me të cilët fitoi kupën e Kosovës dhe kishte paraqitje dinjitoze në superligën e Kosovës.Një forcë e re e një ndihmesë e madhe afër kryetrajnerit Duro. Mirë se vjen Debatik!”