75 Mall Live Search
11:07 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Deschamps mbetet trajner i Francës

Didier Deschamps edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me kobëtaren e Francës.

Deschamps do të jetë udhëheq skuadrën e Francës deri në vitin 2026, shkruan IndkeksOnline.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Franceze e Futbollit.

”Federata Franceze e Futbollit dhe Noël Le Graët, presidenti i saj, kanë kënaqësinë të njoftojnë zgjatjen e Didier Deschamps në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026.” thuhet në njoftim.

Deschamp është në krye të Francës që nga viti 2012 dhe ka pasur rekord në kombëtaren franceze me  89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje, duke fituar Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022./IndeksOnline/