Zyrtare: Dështon transferimi i N’Golo Kante-s te Fenerbahce dhe En-Nesyri tek Al Ittihadi
Fenerbahçe ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me procesin e transferimit që përfshinte Al Ittihadin, N’Golo Kanté dhe Youssef En-Nesyri, duke sqaruar arsyet pse marrëveshja nuk u finalizua.
Sipas klubit turk, i gjithë procesi i transferimit është menaxhuar me kujdes maksimal dhe në përputhje të plotë me planet sportive të klubit dhe kërkesat e stafit teknik. Marrëveshjet me lojtarët janë arritur, kontrollet mjekësore janë kryer, miratimet e nevojshme janë marrë dhe Fenerbahçe ka përmbushur të gjitha detyrimet në mënyrë të plotë dhe brenda afateve, shkruan Indeksonline
Po ashtu, dokumentet për regjistrimin e transferimit janë ngarkuar saktë dhe në kohë në sistemin TMS.
Megjithatë, klubi thekson se për shkak të një gabimi në futjen e të dhënave TMS nga klubi kundërshtar, procedurat nuk kanë mundur të përfundojnë brenda afatit zyrtar të merkatos, për arsye që nuk lidhen me Fenerbahçen.
Si pasojë, klubi ka kërkuar zgjatje afati, ka zhvilluar bisedime me FIFA-n dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e situatës. Pavarësisht kësaj, procesi nuk është finalizuar nga pala tjetër, pa dhënë asnjë justifikim zyrtar./Indeksonline/

