13:34 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / C E

Zyrtare: Diar Miftaraj transferohet te Drenica

E kërkuan gjysma e klubeve të Superligës, madje thuajse të gjitha ata që duan titullin e kampionit, por është Drenica ajo që ia ka mbushur mendjen Diar Miftarajt.

Mbrojtësi me tipare edhe të mesfushorit, ka lënë Prishtinën muajin e kaluar, ndërsa karrierën do ta vazhdojë te kuqezinjtë e Skenderajt.

Drenica e ka prezantuar sot Miftarajn, duke shkaktuar befasinë më të këndshme.

Miftaraj më parë ka luajtur edhe me Besën e Pejës, nga u transferua te Prishtina, tek e cila ishte ndër lojtarët më të mirë në edicionin e kaluar.