16:32 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Dick Advocaat refuzon ofertat e Premierligës, befason me klubin e ri (Foto)

Trajneri i njohur, Dick Advocaat është bërë me skuadër të re.

70-vjeçari përkunder ofertave nga Premierliga, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Sparta Rotterdam, transmeton IndeksOnline.

Advocaat te klubi i Rotterdamit do të qëndroj vetëm deri në fund të sezonit me asistentët e tij, Fred Grim dhe Cor Pot.

Holandezi së fundi ishte trajner i Kombëtares së Holandës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e klubeve si: Fenerbahce, Sunderland, Serbia, Belgjika, Russia, AZ Alkmar, Arabia, Monchengladbach, PSV e shumë të tjera.

Sparta është në pozitën e 17-të (të parafundit), ku ka grumbulluar vetëm 11 pikë. Misioni i Advocatit është ta shpëtoj nga rënia./IndeksOnline/