Zyrtare: Dier futbollist i ri i Bayern Munich

Eric Dier edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Bayern Munich.
Mesfushori anglez është transferuar nga skuadra e Tottenhamit dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2024, me opsion për një vit tjetër, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi anglez do të veshë fanellën nr.15
“Kjo lëvizje është një ëndërr e realizuar për mua, sepse si fëmijë dëshiron të luash një ditë për një klub si Bayerni. Bayern është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ka një histori të pabesueshme. Dua ta ndihmoj ekipin me shkathtësinë time në mbrojtje. Unë me të vërtetë pres me padurim shokët e mi të rinj dhe tifozët në Allianz Arena, e cila në sytë e mi është një nga stadiumet më të mira në botë.”, ka thënë Dier për faqen zyrtare të klubit bavarez./IndeksOnline/