Zyrtare: Dior Zabërgja largohet nga Arbëria

Mesfushori i njohur kosovar, Dior Zabërgja ka lajmëruar se nuk është më pjesë e ekipit të Arbërisë.
Ai me anë të një postimi ka treguar se i ka skaduar kontrata me “Stuhinë e Kuqe”, transmeton Indeksonline.
Zabërgja ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të tregoj për ekipin e ri.
Dior Zabërgja për 2 sezone ishte pjesë e Arbërisë dhe ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës./Indeksonline/