75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re

Donis Avdijaj zyrtarisht  është bërë pjesë e skuadrës turke Trabzonspor.

Lojtari i Kosovës deri më tani ishte futbollist i lirë pasi kishte shkëputur kontratën me klubin holandez Willem II.

Kontrata e Avdijajt fillimisht është për një vit, por ajo mund të rinovohet automatikisht edhe për tri vite të tjera në varësi të paraqitjeve të tij.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit turk që tanimë e kanë prezantuar yllin kosovar.

Reprezentuesi i Kosovës synon që te Trabzonspor të rikthejë formën e tij të vjetër dhe t’i harrojë problemet jashtë fushës.