75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Dortmund blindon talentin 18 vjeçar

Borussia Dortmund e ka blinduar talentin 18-vjeçar Youssufa Moukoko.

Klubi gjerman ka njoftuar se ka vazhduar kontratën e sulmuesit Moukoko, deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline.

“Borussia Dortmund dhe Youssoufa Moukoko kanë rënë dakord të punojnë së bashku deri në vitin 2026”, thuhet në deklaratën e klubit gjerman.

Paraqitjet e mira këtë sezon të sulmuesit 18 vjeçar kanë bërë që skudrat si Barceloa, Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Man Utd, Liverpool, Arsenal dhe Newcastle Utd të interesoheshin për shërbimet e tij.

Moukoko e cilësoi si vendim të zemrës rinovimin e kontratës me Dortmundin.

“Isha i nderuar nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund të fundit është një vendim i zemrës. Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë dhe gjithashtu dua t’u kthej diçka atyre dhe klubit”, ka thënë sulmuesi i talentuar gjerman.

Moukoko ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani për Dortmundin./IndkesOnline/