17:37 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

ZYRTARE: Douglas Costa largohet nga Bayerni

Skuadra e Bayernit e ka konfirmuar largimin e futbollistit, Douglas Costas.

Costa ishte huazuar nga Juventusi, por pa të drejt blerje dhe ai do të largohet në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline

Gjithashtu edhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic konfirmoi largimin e Costas.

“Douglas Costa fitoi Bundesligën përsëri këtë sezon me ne. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe t’i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij.”, tha Salihamidzic.