75 Mall Live Search
16:43 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Douglas Costa transferohet tek Bayern Munchen

Klubi bavarez, Bayern Munchen ka lajmëruar se e ka transferuar sulmuesin e Juventus, Douglas Costa.

Braziliani erdhi tek bavarezët në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, transmeton Indeksonline.

“Jam shumë i lumtur që luaj përsëri për FC Bayern. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme në Mynih me shumë suksese dhe jam i sigurt se do të fitojmë përsëri tituj tani ”, u shprehë Costa pas transferimit.

Ai ka qenë pjesë e Bayern Munchenit gjatë viteve 2015-2017./Indeksonline/