75 Mall Live Search
18:50 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Zyrtare: Draxler zgjat kontratën me PSG-në

Mesfushori gjerman, Julian Draxler ka vazhduar kontratën me PSG-në.

Draxler do të jetë pjesë e skuadrës franceze deri në vitin 30 qershor 2024, transmeton Indeksonline.

Gjermani ishte transferuar tek PSG në vitin 2017-të. Ai ka zhvilluar 172 ndeshje me kampionin e Francës dhe ka shënuar 24 gola e ka bërë 39 asistime.

Ai me PSG-në ka arritur të fitoj 3 kampionate, 3 Kupa të Francës dhe 3 Kupa të Ligës./Indeksonline/