23:39 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Drenica transferon futbollistin e Partizanit

KF Drenica ka vazhduar me përforcime të skuadrës së saj

Kuqezinjtë e Drenicës kanë njoftuar përmes faqes së tyre në rrjetet sociale se kanë huazuar futbollistin  , Archange Dieudonne Bintsouka Koxy.

“Klubi Futbollistik ‘Drenica’ me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin, Archange Dieudonne Bintsouka Koxy, i cili është transferuar në FC Drenica nga klubi mik, FK Partizani (Tiranë) në formë huazimi për 1 vit”, shkruan në këtë komunikatë të Shqiponjave kosovare.

Kujtojmë së Drenica deri para një jave nuk i është lejuar regjistrimi dhe transferimi i lojtarëve nga FIFA, për shkak të pagesave që pati kjo skuadër më parë.