75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Drita konfirmon largimin e parë për këtë afat kalimtar

Drita ka zyrtarizuar të larguarin e parë nga skuadra në këtë afat kalimtar.

Kampioni aktual i Kosovës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me sulmuesin, Eri Lamçja.

Sulmuesi shqiptar kështu do të jetë largimi i parë nga Drita në këtë periudhë, transmeton IndeksOnline.

Lamçja nuk arriti që të ambientohet siç duhet me skuadrën dhe me marrëveshje të dyanshme janë ndarë rrugët.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Drita ka falënderuar Erin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në karrierë./IndeksOnline/