Zyrtare: Drita ndahet me trajnerin Ardian Nuhiun

Përmes një konference të jashtëzakonshme, skuadra e Dritës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu.
Kjo ndarje pas katër vitesh me trajnerin erdhi pas eliminimit nga Kupa e Kosovës pa humbjes nga Liria.
Trajneri ka thënë se vendimi është marrë nga presidenti i klubit dhe ka një marrëveshje të dyanshme.
“Është marrë vendim nga drejtuesit që duhet të ndërprehte bashkëpunimi, është një vendim i prerë i dyanshëm me drejtuesit e klubit”, ka thënë Nuhiu.
Nuhiu me Dritën ka fituar një titull të Superligës. /IndeksOnline/