Zyrtare: Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Një vit më parë Duka fitoi garën më të fortë për postin e presidentit të FSHF përballë një rivali që e cilësoi hapur si mbeshtetje të qeverisë, ndërsa sot kruen i FSHF-së siguroi një mandat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s duke siguruar 36 vota nga 55 të mundshme.
Duka kandidonte kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv, pasi Boranbajev i Kazakistanit kishte vendosur që të tërhiqte kandidaturën e tij një ditë para Kongresit. Kreu i FSHF-së u rendit në vendin e 6-të në bazë të votave.
OTAT
Shandor Csanai – Hungari 49
Luis Rubiales – Spanjë 47
Davor Shuker – Kroaci 47
Fernando Gomes – Portugali 45
Jesper Mëler Kristensen – Danimarkë 40
Armand Duka – Shqipëri 36
Andri Pavelko – Ukrainë 27