12:48 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / AR

Zyrtare: Dukagjini prezanton transferin e madh nga Kategoria Superiore

Ashtu siç raportoi Demokracia.com një ditë më parë, futbollisti Iljasa Zulfiu është transferuar te Dukagjini i Klinës.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit klinas në rrjetet sociale të cilët zyrtarizuan futbollistin në radhët e tyre, shkruan Demokracia.com.

“Iljasa Zulfiu përforcon fazën sulmuese. Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare.

24-vjeçari luan si mesfushor i avancuar në të dy krahët e fazës ofanzive.

Zulfiu në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Malisheva e Flamurtari në futbollin e Kosovës.