15:48 / E Diele, 17 Korrik 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Dukagjini transferon portierin e talentuar

KF Dukagjini po vazhdon t’i prazantojë transferimet e reja në afatin kalimtar veror 

Klinasit kanë arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Granit Buqinca.

Buqinca është transferuar nga radhët e klubit të Feronikelit, me të cilët kishte debutuar edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini: 

𝐏𝐨𝐫𝐭𝐢𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐭𝐚𝐥𝐞𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈

Granit Buqinca është transferuar nga radhët e klubit të Feronikelit, me të cilët kishte debutuar edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës. Buqinca kishte treguar në disa ndeshje paraqitje shumë të mira, me ç’rast ka bindur drejtuesit e klubit ta marrin në skuadër.

Mirë se vjen GRANIT, na priftë e mbara!