10:24 / E Martë, 25 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Dy lojtarë largohen nga Werder Bremen

Dy lojtarë janë larguar zyrtarisht nga Werder Bremen – pasi kjo e fundit ra nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për lojtarët, Niklas Moisander dhe Theodor Gabre Selassie, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubit përmes një komunikate.

“Dy lojtarët, Niklas Moisander dhe Theodor Selassie ishin të zhgënjyer pas rënies së Bremen në Bundesliga 2. Prandaj dyshja mbrojtëse do të largohen”, shkruhet në komunikatën e klubit gjerman.

Kujtojmë që nga Bremen priten të largohen gjithsej 14 lojtarë, ku në mesin e këtij numri është edhe lojtari kosovar, Milot Rashica./IndeksOnline/