75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

Zyrtare: Dy lojtarë shqiptarë largohen nga Shkëndija e Tetovës

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka lënë të lirë dy lojtarë, në mënyrë që të gjejnë ambient të ri gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për Florent Ramadanin dhe Fiton Ademin, shkruan Indeksonline

Dy lojtarët vendosën për t’u larguar në mënyrë që të gjejnë skuadra ku do kenë hapësirë për të luajtur më shumë minuta.

“Me insistim të vetë dy futbollistëve, KF Shkëndija ka vendosur të shprehë mirëkuptim, duke i lënë të lirë për të kërkuar mjedise të reja ku do të kenë më shumë hapësirë për lojë”, shkruhet në komunikatën e klubit nga Maqedonia e Veriut

Florent Ramadani, mesfushori 25-vjeçar, ishte pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës për plot gjashtë sezone. Gjatë kësaj periudhe, ai regjistroi 145 paraqitje zyrtare, prej tyre 119 në kampionat, 5 në Kupën e Maqedonisë dhe 21 në garat evropiane, duke shënuar 20 gola. Një mesfushor stabil dhe i përkushtuar, Ramadani la gjurmë të dukshme në mesfushën kuqezi.

Ndërkohë, Fiton Ademi, sulmuesi 23-vjeçar, ishte pjesë e ekipit të parë për tre sezone, pas kalitjes së tij në skuadra si Struga, Voska dhe Besa e Dobërdollit. Me fanellën e Shkëndijës, Ademi zhvilloi 70 ndeshje zyrtare (53 kampionale, 5 në Kupë dhe 12 në garat evropiane), duke realizuar 17 gola, kontribut i rëndësishëm në fazën ofensive të skuadrës./Indeksonline/