12:45 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / LB

Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët

Dyshekët e Comodita-s janë afro dyfish më të eksportuara sesa secili produkt tjetër nga Kosova.

Kjo e bën kompaninë Comodita Home kryeeksportuesin e Kosovës për vitin 2023.

Këtë rekord e ka konfirmuar edhe Instituti GAP, i cili duke u thirrur në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, me vlerën e përgjithshme eksportuese prej 98 milionë e 827 mijë eurosh, rendit dyshekët si produkti bindshëm i pari për vitin që lamë pas.

Mallrat e tjerë në listën e eksporteve kosovare janë tubat prej çeliku ose hekuri, pijet freskuese, mobiliet, mbetjet dhe skrapi i hekurit apo çelikut, energjia elektrike, pllakat dhe shiritat prej plastike si dhe kostumet.

Në anën tjetër, produkti më i importuar në Kosovë ka qenë nafta me 10.2 për qind apo 588 milionë e 297 mijë euro, pasuar nga veturat dhe mjetet tjera motorike me 7.9 për qind dhe tubat prej hekuri apo çeliku, 2.5 për qind.

Comodita Home për disa vjet me radhë tashmë renditet si eksportuesi më i madh nga Kosova.

Produktet e Comoditas ka kohë që janë renditur në mesin e 5 produkteve më të shitura në kategorinë e tyre në tregjet prezente.

Kompanitë dhe zingjirët me të njohur amerikanë të shitjes si Amazon, Walmart, Wayfair, Overstock, Home Depot, Costco,

Target e të tjera janë në mesin e bashkëpunëtorëve ku plasohen prodhimet e Comodita Home.

Në shumë nga dyqanet online të këtyre kompanive, dyshekët kosovarë renditen edhe në kategorinë “bestseller”.

Përveç tregut amerikan, Comodita ka plasuar prodhimet e veta edhe në shtete të ndryshme evropiane, siç janë Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka, Suedia, Greqia, Kroacia, si dhe vendet e rajonit Shqipëri, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut.