Zyrtare: E transferoi për të luajtur startues, Chelsea largon me parametra zero mbrojtësin francez

Skuadra e Chelseat ka larguar nga radhët e veta mbrojtësin francez, Malang Sarr.
Sarr-i ka nënshkruar kontratën me klubin që bën gara në Ligue 1 të Francës, Lens, shkruan Indeksonline
Transferimi i Sarr-it nga Chelsea në ekipin francez ndodhi me para-metra zero dhe ai sot është prezantuar me fanellën e klubit.
Në vitin 2020, blutë e Londrës e kishin transferuar lojtarin “free” nga Nice – duke e menduar si mbrojtës të së ardhmes.
Por, nuk doli ashtu – Sarr-i u huazua dy herë nga Chelsea. Fillimisht në Porto dhe pastaj në ekipin e Monacos./Indeksonline/
🚨 OFFICIEL ! Malang Sarr quitte Chelsea et signe à Lens ! 🔴🟡
— Actu Foot (@ActuFoot_) July 26, 2024
📸 @RCLens pic.twitter.com/CeIXN8bsvC