20:51 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: E transferuan si zëvendësues të Rashicës, talenti holandez rikthehet te Manchesteri

Skuadra e Werder Bremen përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar publikun se ka larguar nga ekipi talentin, Tahith Chong.

Chong u transferua në Bremen nga skuadra e Manchester Unitedit në formë huazimi, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë skuadra gjermane sot ka ndërpre kontratën me 21-vjeçarin nga Holanda.

Transferimi i Chong ishte paraparë të ishte zëvendësim i Milot Rashicës – ky i fundit pritej të largohej nga Bundesliga në afatin e verës 2020.

Me këtë ‘potez’ – konfirmohet se Miloti pritet të qëndroj te Bremen deri në fund të këtij sezoni./IndeksOnline/