Zyrtare: Edhe një ndeshje e Ligës së Kampionëve, zhvillohet pa tifozë

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Dortmundit do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të coronavirusit.
Siguria e shtuar në pjesën më të madhe të Evropës ka bërë që të rriten sanksionet dhe të mbyllen dyert e stadiumit.
Ndeshja, do të luhet të mërkurën nga ora 21:00, derisa biletat pritet të rimbursohen.
Edhe ndeshja midis Valencias dhe Atalantës, do të luhet pa prani tifozësh. /IndeksOnline/