Zyrtare: Edinson Cavani pjesë e Manchester United edhe për një sezon

Skuadra e Manchester United ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës për Edinson Cavanin edhe për një sezon.
Cavani ka shënuar 15 golata këtë sezon në gara evropiane dhe Premier Ligë, transmeton Indeksonline.
“Gjatë sezonit, unë kam zhvilluar një dashuri të madhe për klubin dhe gjithçka që ai përfaqëson. Ndjej një lidhje të thellë me shokët e mi të ekipit dhe stafin që punojnë prapa skenave këtu. Ata më japin motivim shtesë çdo ditë dhe unë e di se, së bashku, ne mund të arrijmë gjëra të veçanta”, u shprehë Cavani./Indeksonline/