ZYRTARE: Edmond Kryeziu largohet nga Ponte Prizreni

Skuadra e basketbollit, Ponte Prizreni ka lajmëruar se nga sezoni i ardhshëm nuk do ta kenë në skuadër Edmond Kryeziun.
Dy palët i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme, transmeton Indeksonline.
Klubi nga Prizreni e ka falënderuar Kryeziun për kontributin e dhënë dhe i kanë uruar sukses në hapat e mëtutjeshëm në karrierë.
Postimi i plotë i Ponte Prizrenit:
PONTE PRIZRENI & EDMOND KRYEZIU ndajnë rrugët!
Nga sot zyrtarisht me pëlqim dhe marrëveshje të dyanshëm Edmond Kryeziu nuk do të jetë lojtar i jonë.
PONTE PRIZRENI është mirënjohës për kontributin e dhënë Edos.
Gjithashtu gjithë stafi i klubit i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës dhe dyert e Edos në klubin tonë do jenë përherë të hapura.
Thank you Edo ❤️!