75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Elbasan Rashani transferohet tek ekipi që luan në ligën kryesore të Francës

Futbollisti kosovar, Elbasan Rashani është bërë me skuadër të re.

Rashani nga sezoni i ri do të luaj për ekipin francez, Clermont Foot 63, transmeton Indeksonline.

Clermont Foot 63 në sezonin e ri do të luaj në Ligue 1. Rashani në sezonin e fundit luajti për ekipin turk, Erzurum BB, ku në 12 paraqitje shënoi 3 gola.

Elbasan Rashani ka nënshkruar kontratë për 2 vite me francezët.

Kalimi nga Erzurum tek Clermont që luan në ligën kryesore të Francës, mund të cilësohet hap përpara për Rashanin./Indeksonline/