Zyrtare: Elvis Rexhbeçaj rikthehet te Wolfsburg
Elvis Rexhbeçaj edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra e WFL Wolfsburg.
Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2030, shkruan IndeksOnline.
28-vjeçari rikthehet te Wolfsburg për një aventurë të dytë, pas largimit nga viti 2019.
Rexhbeçaj në katër vitet e fundit ishte pjesë e Augsburgut, ku në këtë sezon shënoi dy gola./IndeksOnline/

